Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nderuar Laken Riley dhe të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të krimeve të kryera nga persona që ndodheshin në mënyrë të paligjshme në SHBA, duke shpallur më 22 Shkurt si Dita Kombëtare e Familjeve Engjëllore (National Angel Family Day).
Ngjarja vjen dy vjet pas vrasjes së rëndë të Laken Riley, e cila u qëllua ndërsa po vraponte në kampusin e një kolegji nga një person që ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend. Presidenti Trump theksoi se kjo tragjedi është një kujtesë e dhimbshme për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në mënyrë të parakohshme dhe të padrejtë.
Në një fjalim solemn, Trump tha se shpallja e kësaj dite ka për qëllim të njohë dhe të nderojë “Angel Families”, familjet që përjetojnë humbjen e tragjike të të dashurve të tyre. Ai u shpreh: “Ne nuk do të harrojmë kurrë Laken Riley dhe të gjithë ata që kanë humbur jetën në mënyrë të tmerrshme. Këto familje meritojnë respekt, mbështetje dhe drejtësi.”
Shpallja e 22 Shkurtit si National Angel Family Day synon gjithashtu të nxisë diskutime për sigurinë publike dhe përpjekjet për të parandaluar hyrjen e paligjshme në vend, duke theksuar rëndësinë e ligjit dhe rendit në mbrojtje të jetës së qytetarëve amerikanë.
Kjo iniciativë ka marrë vëmendje të madhe në media dhe nga komunitetet që mbështesin të drejtat e viktimave, duke shërbyer si një moment reflektimi mbi pasojat e krimeve të dhunshme dhe nevojën për politika të forta migracioni.
Foto nga The White House Facebook page
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


