Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve amerikanë që festojnë këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Në një postim publik, ai theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj feste, e cila vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazani. “Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin”, u shpreh ai.
Presidenti e përshkroi Fitër Bajrami si një moment të veçantë që bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane, duke nderuar përkushtimin e tyre shpirtëror gjatë agjërimit. Ai shtoi se kjo festë shërben gjithashtu si një kujtesë e një prej parimeve themelore të Shteteve të Bashkuara – liria fetare.
Në mesazhin e tij, Trump theksoi se administrata që ai drejton vazhdon të mbrojë këtë parim çdo ditë, duke e konsideruar atë si një vlerë thelbësore të shoqërisë amerikane.
Në përfundim, presidenti uroi që kjo festë të sjellë paqe, begati dhe gëzim për të gjithë besimtarët që e festojnë, duke përcjellë “urimet më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar”.
Ky mesazh vjen në një ditë të rëndësishme për komunitetin mysliman në mbarë botën, përfshirë edhe shqiptarët, të cilët e festojnë Fitër Bajramin si një simbol të sakrificës, besimit dhe solidaritetit.
Ja postimi i plote:
“Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin.
Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime lufton çdo ditë.
Ne u ofrojmë urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë.”
Foto nga The White House facebook page
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


