Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një deklaratë duke u bashkuar me thirrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ne deklaraten e tij u bëri thirrje liderëve politikë të Bosnje e Hercegovinës që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Rubio theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të kundërshtuar sjelljet e rrezikshme dhe destabilizuese.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo deklaroi: “Ne i bashkohemi deklaratës së Sekretarit Rubio dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Bosnje e Hercegovinës, duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij shteti”.
Osmani gjithashtu dënoi fuqishëm çdo veprim që minon themelet e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë paqen dhe stabilitetin që rajoni ka punuar pa u lodhur për ta arritur përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetje të palëkundur amerikane. Ajo shtoi se angazhimi i SHBA-së mbetet thelbësor për të siguruar që rajoni të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, si dhe drejt një të ardhme euro-atlantike.
Kjo deklaratë e Presidentes Osmani tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për rajonin.
Foto nga Google Images


