0.1 C
Sterling Heights
06/12/2025, 12:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presidentja Osmani takohet me sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPresidentja Osmani takohet me sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen...

Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësues të ndryshëm të shteteve të botës gjatë vizitës në SHBA.

Kësaj radhe Osmani takoi  Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah gjatë qëndrimit në New York.

“E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York. Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe shteti i Bruneit ka njohur Kosovën në prill të vitit 2012./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img