-15 C
Sterling Heights
20/01/2026, 1:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presidentja Vjosa Osmani Mirëpret Presidentin e Letonisë në Vizitë Pune

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePresidentja Vjosa Osmani Mirëpret Presidentin e Letonisë në Vizitë Pune

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpriti sot në një vizitë pune Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar të Kosovës dhe një mbështetës të palëkundur të rrugëtimit euroatlantik të vendit. Takimi u zhvillua në Presidencë, ku dy liderët diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euroatlantik. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, duke nënvizuar se Letonia ka qenë një partner i rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Ja postimi i plote:

Sot mirëprita në vizitë pune Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēviõs, një mik i gmuar i Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i rrugëtimit tonë euroatlantik.

Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit bilateral, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurine rajonale.

E falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme, veçanerisht per anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata te tjera nderkombëtare, si dhe për angazhimin e Letonisë në KFOR.

Kosova mbetet e perkushtuar ndaj reformave dhe sigurisë globale, me aleatë të fortë përkrah!”

Presidenti Rinkēvičs, nga ana e tij, vlerësoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Letonisë për të vazhduar mbështetjen në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, teknologjinë dhe sigurinë. Ai gjithashtu përgëzoi Kosovën për angazhimin e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.

Vizita e Presidentit të Letonisë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe vendeve baltike, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në të ardhmen.

Foto nga profili i presidente Vjosa Osmani


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img