1.3 C
Sterling Heights
22/12/2025, 17:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë dhe qeveritarët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPresioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë...

Shkruan: Haqim Ramadani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, pjesë e Fraksionit

A janë përpjekjet e fundit ato që po ndodhin nga kabineti qeveritar përmes rrjeteve sociale  ku inicojnë  takime me qytetarë duke proklamuar iniciativa për fillimin e punimeve të projekteve kapitale nëpër vendbanime kryesisht të banuara me shqiptarë. 

Pas reagimit të frakcionit brenda BDI-së se qeveria nuk ka realizuar programin zgjedhorë as edhe 2%, qeveritarët edhe pse na kundërshtuan se konkluzat tona janë të pavërteta, por nga ana tjetër ato po vërtetojnë tezën tonë me veprimet e tyre. Pas tre vjet qeverisje si duket ata po zgjohen nga gjumi dhe po fillojnë tentativa për të hudhur ndonjë gurthemel për fillim të ndonjë projekti. 

Pyetja është vallë a e kuptuan ministrat se tre vite paskan fjetur dhe tani duhet të fillojn të punojnë apo edhe kjo është një tentativë e radhës për ti mashtruar  qytetarët Shqiptarë dhe aktivistin e  BDI-së.

Dhasht Zoti këto iniciativa janë me nijet të pastër për të realizuar ndonjë projekt edhe pse ka ngelur shumë pak kohë  deri në përfundim të mandatit dhe nuk është edhe një mashtrim i tyre parazgjedhorë për ti filluar projektet kapitale që mos përfundojnë  të njëjtat siç është rasti i 2 kilometrit të rrugës Shkup-Bllacë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img