-8.8 C
Sterling Heights
14/12/2025, 19:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

PROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPROMOVIMI I HAFIZIT JUSUF HASANI

Sot 21 korrik 2023, në xhaminë “Murat Pasha” në Shkup, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashk me Myftiun e Shkupit Dr. Qenan ef Ismailin, bashkëveprimtarët e tij, administrata e Myftinisë, në prani të hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizin Jusuf Hamza Hasani.

Në emër të familjes me fjalë përshëndetëse të pranishmive ju drejtua prindi i hafizit prof. Hamza Hasani.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e muhafizit hfz.Ejup Kadrijevski, të hafizit dhe të familjës së hafizit në këtë rrugëtim të shenjtë.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizëve dhe të muhafizit dhe theksoi se përkushtimi dhe sakrifica mundësojnë arritjen e suksesit.
Duanë e rastit e bëri ish Myftiu i Shkupit h. Zenun ef. Berisha.
Në fund hafizit iu nda certifikata e hifzit, një plaketë dhe një laptop, ndërsa muhafizit një mirënjohje.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img