-0.4 C
Sterling Heights
13/01/2026, 7:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Propagandë e lodhur” – sondazhi që shkaktoi reagime nga opozita, Kurtit i kërkohet ballafaqim në zgjedhje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPropagandë e lodhur” – sondazhi që shkaktoi reagime nga opozita, Kurtit i...

Në kohën kur po flitet mundësia për zgjedhje të parakohshme në vend, kanë nisur edhe realizimi i sondazheve të ndryshme për të parë sesi qëndrojnë partitë politike.

Një sondazh i tillë është realizuar së fundmi nga UBO Consulting, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje kryeson në vend të parë me 48.5%, e dyta është listuar Partia Demokratike e Kosovës me 18.2%, dhe e treta Lidhja Demokratike me 17.9%.

Rezultatet e këtij sondazhi kanë shkaktuar pakënaqësi të shumta tek partitë politike.

Krerët dhe zyrtarët e partive opozitare e kanë quajtur këtë sondazh të porositur derisa kanë akuzuar LVV-në për manipulim e propagandë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti “një propagandë e lodhur”, sondazhin e fundit nga UBO Consulting.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

Ai u shpreh se tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.

“Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36% dhe Fushë Kosovë 34%”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagim ndaj sondazhit të UBO Consulting pati edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeverisjen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë!”, shkroi ajo.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar duke thënë se sot në këtë ditë feste kemi luftë sondazhesh e propagandash.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera.

“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, ka shkruar Haradinaj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img