Duhet të bëni një gjë në çdo të dytën ditE
Ndërroni ujin në vazo çdo të dytën ditë dhe gjithmonë shkurtoni kërcellin e lules për një centimetër. Pritini kërcellin nën ujë, në një kënd të vogël, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, kapilarët në kërcell nuk do të bllokohen nga flluska të vogla ajri, të cilat mund të pengojnë qarkullimin e ujit në lule. Hiqni gjethet nga kërcelli, sepse kur janë në ujë kalben shpejt dhe bashkë me to prishet më shpejt e gjithë lulja.

Provoni këtë truk nëse planifikoni të krasitni fidanët e vjetër këto ditë dhe t’i përgatisni për sezonin e lulëzimit.
Hapi 1: Zgjidhni një patate më të madhe dhe shpojeni në mes me thikë ose fëndyell (bizë).
Hapi 2: Ngjitni një kërcell të prerë nga tufa e trëndafilit në atë vrimë.
Hapi 3: Mbushni vazon përgjysmë me dhe, vendosni pataten me trëndafilin dhe pastaj mbushni vazon deri në fund.
Hapi 4: Prisni një shishe plastike dhe mbulojeni trëndafilin me të në mënyrë që të ketë mbrojtje adekuate nga ndikimet negative të jashtme në javët e para. https://www.youtube.com/watch?v=sLcimsfWiZo
/Telegrafi/


