-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pse ndiheni më të uritur gjatë dimrit?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKuriozitetePse ndiheni më të uritur gjatë dimrit?

Pyetja që shpesh bëjmë është përse ndihemi më të uritur në periudhën e dimrit. Të gjithëve na ka ndodhur ta gjejmë veten më shpesh se zakonisht duke ngrënë gjatë kësaj kohe , por cfarë fshihet pas kësaj?

Përgjigjia e kësaj pyetje sipas specialistëve  vjen për shkak se moti më i ftohtë çon në një rënie të temperaturës së trupit tonë. Si rezultat i saj kjo do të thotë se oreksi ynë stimulohet. Ngrënia gjithashtu ndihmon në gjenerimin e nxehtësisë së brendshme, duke çuar më pas në një rritje të temperaturës së trupit.

Gjatë periudhës së dimrit, trupi punon më shumë dhe shpenzon më shumë energji vetëm duke u përpjekur që  t’ju mbajë ngrohtë, kështu që dëshira juaj për të ngrënë më shumë vjen nga rritja e trupit në përdorimin e energjisë.

Por përpos këtij aspekti mendohet se kjo ka dhe një anë psikologjike të saj. E cila ka të bëjë me faktin se që nga fëmijëria ju jeni mësuar ta asocioni dimrin me pjata më të rënda dhe më të ‘bollshme’ krahasuar me sallatat dhe pjata të tjera më të lehta që konsumojmë gjatë verës.

Për shembull festat e fundvitit janë të lidhura me gostitë dhe kënaqësinë e konsumimit sa më të madh të ushqimit. Duke bërë kështu disa ushqime të jenë të disponueshme dhe të konsumohen vetëm gjatë festave të dimrit. Kështu që tradita dhe kultura shihen si ndikues të konsumimit të tepërt gjatë dimrit.

Foto e marë nga domoyega/E+ via Getty Images.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img