-5.6 C
Sterling Heights
19/12/2025, 17:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pure me patate dhe brokoli, shije dhe vlera në një pjatë të vetme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPure me patate dhe brokoli, shije dhe vlera në një pjatë të...

Shtoni pak ngjyrë në purenë e patateve duke shtuar brokoli në përzierje. Jo vetëm kaq! Në këtë mënyrë ju do të pasuroni në vlera dhe shije pjatën e thjeshtë të puresë së patateve, e cila do të kthehet shpejt në të preferuarën tuaj.

Përbërësit

1 kg patate të vogla të prera në copa
285 gr brokoli (të copëtuara)
65 gr djathë kaçkavall i grirë
120 ml qumësht pa yndyrë, i ngrohur
Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Pasi të lani dhe të qëroni patatet vendosnini ato në zierje me avull për 10 minuta.

Vendosni brokolin sipër, mbulojeni dhe ziejini në avull derisa patatet dhe brokoli të zbuten, 6 deri në 8 minuta më shumë.

Transferoni brokolin në një tas të madh dhe përpunojeni në mënyrë që të fillojë të zbutet. Shtoni më pas patatet, djathin, qumështin, kripën dhe piperin dhe vazhdoni t’i grini sa të arrini konsistencën e dëshiruar. Shërbejeni menjëherë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img