Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbërrijë në kohë për takimin historik me presidentin amerikan, Donald Trump, që do të zhvillohet në Alaskë. Ky lajm ka ngjallur vëmendje, duke pasur parasysh reputacionin e Putinit për vonesa në takime me liderë botërorë.
“Presidenti gjithmonë ia del (në kohë)”, ka thënë Peskov teksa hipte në një aeroplan në rajonin Magadan.
Gjatë dekadave të tij në pushtet, Putin është njohur për pritjet e gjata që u ka shkaktuar homologëve të tij, përfshirë edhe një episod të vitit 2013, kur Papa Françesku e priti për rreth një orë në Vatikan. Shembuj të tillë janë të shumtë dhe kanë bërë që pritja të shihet shpesh si një mjet i tij diplomatik.
Në rrugën drejt Alaskës, Putin bëri një ndalesë në qytetin e Magadanit, ku vizitoi një fabrikë dhe një shkollë, duke shfrytëzuar rastin për të dhënë mesazhe të brendshme politike dhe ekonomike. Takimi me Trump eshte një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet ruso-amerikane, me vëmendjen e botës të përqendruar te rezultatet që mund të sjellë ky dialog i nivelit më të lartë.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA