-8.8 C
Sterling Heights
19/01/2026, 14:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Qetsori nuk ndalet, deklarata për Oltën: Ka dashur të flasë me shenja, jam burrë me 3 fëmijë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizQetsori nuk ndalet, deklarata për Oltën: Ka dashur të flasë me shenja,...

Qetsor Ferunaj, u bë pjesë e “Big Brother VIP” para disa javësh duke u rikthyer në formatin nga i cili doli fitues para 13 vitesh. Ai u fut në lojë me ide të qartë: të fitojë edhe këtë edicion!

Në fillim, ai u pozicionua krah Oltës me të cilën u duk se krijoi strategji duke folur për lojën, nominimet e jo vetëm. Mirëpo deklarata e tij e fundit për aktoren ka lënë vend për dyshime. Ai u shpreh sot se Olta ka dashur të flasë me të me shenja mirëpo nuk do e lërë me kaq duke shtuar se nuk do e kursejë.

“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Unë e di kush do të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shohë, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju”, tha ai.

Ndjekësit mendojnë se debatet mes dyshes janë strategji e tyre në lojë, pasi duan të duken sikur nuk janë “aleatë” por kundërshtarë./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img