-5.3 C
Sterling Heights
04/12/2025, 15:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Qeveria e Kosoves ndan mbi 1 milion euro për bujqit në Luginë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetQeveria e Kosoves ndan mbi 1 milion euro për bujqit në Luginë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.108.529 euro për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren në mënyrë aktive me bujqësi.

Në një mbledhje elektronike të martën, e cila u njoftua për mediat të mërkurën, paratë e Qeverisë së Kosovës do të shpërndahen sipas thirrjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar.

 “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka: ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim,

Më 10 dhjetor, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati akuzuar Serbinë se po pengon donacionin e Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Pavarësisht se 1.178 bujq kishin aplikuar për donacionin që kur Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen më 26 tetor, Bislimi kishte shkruar se Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social pati vendosur t’i privojë shqiptarët në Luginë nga kjo ndihmë. Nuk ka pasur njoftim që është gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje, megjithatë Qeveria ka ndarë mjetet financiare.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img