-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 2:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Qeveria e pakicës do të hapi lojrat e fatit”, Tabaku: Punojnë për oligarkët dhe korrupsionin, qytetarët në rrezik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Qeveria e pakicës do të hapi lojrat e fatit”, Tabaku: Punojnë për...

Postimi i Jorida Tabaku:

 

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme.

 

Në mungesë të një alternative ekonomike dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!

 

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli.

 

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morrëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën.

 

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën.

 

Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

 

Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.

 

Një qeveri e diskretituar, e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img