-2.4 C
Sterling Heights
05/12/2025, 16:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Qeveria konfirmon takimin e radhës në dialog: Kosova konstruktive në proces

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetQeveria konfirmon takimin e radhës në dialog: Kosova konstruktive në proces

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se takimi i radhës në nivel të kryenmegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit”, ka thënë këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Ai ka folur edhe për temat që do të diskutohen.

“Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, ka deklaruar Kadiu.

Nga 2 korriku i këtij vitit palët kanë zhvilluar vetëm takime dypalëshe, ku i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka pritur ndaras kryenegociatorët.

Pas takimit të 2 korrikut Bislimi dhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq patën dalë me qëndrime të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img