Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të enjten në Kuvend se gjatë këtij viti do të fillojë se zbatuari projekti për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e sapomartuara
Para deputetëve, Kurti tha se projekti për banim të përballueshëm është unik dhe krejtësisht i ndryshëm prej banesave për raste sociale që veçse ekzistojnë në Kosovë.
Ai bëri të ditur se projekti mund të kushtojë rreth 200 milionë euro, raporton Telegrafi.
Kreu i ekzekutivit gjithashtu tregoi se është miratuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shpejt pritet të vjen në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje.
Ai tutje u shpreh se varen nga komunat për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim për banesat, ndërsa tha se deri tash janë siguruar lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan.


