-7.4 C
Sterling Heights
01/02/2026, 19:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Qeveria Rama, deshtimi qe kthehet ne art personal dhe improvizim propagandistik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetQeveria Rama, deshtimi qe kthehet ne art personal dhe improvizim propagandistik

“Unë e kam një problem, por e kam nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë hundën në dorë ca skulptorë nga ata të hurit dhe të litarit dhe ma kanë bërë copash. Në pjesën këtej ka një devijacion. Mua ma morën në dorë skulptorët dhe skulptorë me leva hekuri dhe gyp gyp e kam dhe këtu prapa në kokë dhe buzë. Këto janë patina e kohës, janë skulpturat, edhe kur thyhet ndonjë hundë apo dorë nga koha nuk është mirë që tua zëvendësosh dhe të bësh medemek sikur janë të reja. Kështu mendoj unë.”

Kryeministri, në një moment “artistik” mes filozofisë dhe betonit, vendosi të na tregojë historinë dramatike të hundës së tij, e cila – sipas tij – ka kaluar më shumë restaurime se monumentet e kulturës. Mes “skulptorëve të hurit dhe litarit”, levave të hekurit dhe gypave misteriozë, hunda e Ramës rezulton të jetë një vepër arti abstrakt, ku çdo goditje quhet “patinë e kohës” dhe çdo dëmtim shitet si koncept estetik. Në fund të fundit, pse të flasim për probleme reale, kur mund të bëjmë poezi për devijacionin?

Ndërkohë që qytetarët kërkojnë frymëmarrje ekonomike, shëndetësore dhe sociale, kryeministri na tregon se vetë ka probleme me frymëmarrjen fizike — ndoshta nga gjithë tymi i propagandës që e rrethon. Në vend që të rregullohen “hundët” e sistemit të shkatërruar, ai preferon të na bindë se edhe çarjet, thyerjet dhe deformimet janë pjesë e bukurisë. Një filozofi perfekte për një qeverisje ku dështimi quhet art, improvizimi quhet vizion dhe realiteti maskohet me fjalë të mëdha.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img