-7.1 C
Sterling Heights
02/01/2026, 5:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Qeveria tregon temat që do të diskutohen gjatë takimit Bislimi-Petkoviq

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetQeveria tregon temat që do të diskutohen gjatë takimit Bislimi-Petkoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit dhe të enjten pritet të zhvillohet takimi me negociatorin serb, Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut.

Në takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit vonë të mërkurën.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.
Deri në këtë njoftim, Qeveria nuk pati dhënë asnjë informacion lidhur me takimin Bislimi-Petkoviq. ​

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img