0.7 C
Sterling Heights
29/12/2025, 6:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një konference ndërkombëtare, KFOR të marrë në kontroll veriun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një konference ndërkombëtare, KFOR...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një konferencë për mediat se që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej kjo duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolin, ndërsa të pranishëm të ishin edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama tha gjithashtu se formati i tanishëm i Brukselit, qartazi nuk po i ofron asgjë paqes në këtë situatë të re.

“Kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe e kam kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në kuadër të bisedimeve të pandërprera.

Gjithashtu përfaqësimi i Bashkimit Evropian dhe i komunitetit euroatlantik, duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në konferencë, me praninë e presidentit dhe kancelarit si bashkautor të këtij plani.

Sot është e qartë për të gjithë që minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku venë e vijnë dy burra nga këtej dhe hynë e dalin dy burra atje, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë”, tha Rama.

Ai më tej theksoi se KFOR duhet ta marrë sa më parë në kontroll veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img