-4.2 C
Sterling Heights
23/02/2026, 17:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama për rrëshqitjen në Librazhd–Prrenjas: Natyra bllokoi rrugën, investitorët fluturuan mbi të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama për rrëshqitjen në Librazhd–Prrenjas: Natyra bllokoi rrugën, investitorët fluturuan mbi të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të ndezur për bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas dhe udhëtimin e tij me helikopter drejt Korçës, duke sqaruar se gjithçka ishte thjesht një “rastësi gjeologjike” e kombinuar me një axhendë investitorësh ndërkombëtarë.

Sipas Ramës, udhëtimi ajror nuk kishte asnjë lidhje me rrëshqitjen e dheut apo me trafikun e bllokuar në tokë. Ai ishte planifikuar më herët për të shoqëruar një grup investitorësh të arsimit të lartë, të cilëve po u prezantohen me entuziazëm hapësirat e reja universitare në Korçë dhe Vlorë. Investitorët, sipas tij, përdorin helikopterin e tyre, ndërsa pala shqiptare – me modesti shtetërore – shfrytëzon helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, siç u theksua, kryen rregullisht fluturime të planifikuara.

Pra, ndërsa qytetarët shihnin me sy masivin që rrëshqiste dhe rrugën që mbyllej, qielli ishte i hapur për zhvillimin dhe vizionin. Kryeministri sqaroi se bëhet fjalë për një rrëshqitje gjeologjike të masivit natyror pranë rrugës së vjetër, që ka prekur edhe aksin e ri, duke mohuar çdo përgjegjësi të projektuesve apo autoriteteve. Në thelb, natyra vendosi të bëjë opozitë.

Debati publik shpërtheu pasi pamjet e helikopterit dhe lajmet për bllokimin e rrugës u përhapën me shpejtësi. Por nga sqarimi zyrtar mësojmë se ndërsa toka lëviz, projektet ecin përpara – mundësisht nga ajri. Dhe nëse ndonjë masiv vendos të rrëshqasë, ai sigurisht nuk e ka lexuar planin e investimeve.

Ndërkohë, qytetarët që prisnin hapjen e aksit Librazhd–Prrenjas mund të ngushëllohen me faktin se perdorimi i rrugeve ajrore ka marrë hov… edhe kur rruga poshtë është në pushim të detyruar.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img