15.5 C
Sterling Heights
04/04/2026, 19:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama: “Shqipëria ka një mundësi historike për të hyrë në BE”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama: “Shqipëria ka një mundësi historike për të hyrë në BE”

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik në rrugën e saj drejt Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Partia Socialiste ka një “detyrë historike” për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se aktualisht ekziston një mbështetje e plotë nga të gjitha vendet anëtare.

“Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Sot, të 27 vendet anëtare thonë se e duan Shqipërinë në BE,” u shpreh ai.

Procesi i negociatave dhe roli i Brukselit

Rama sqaroi edhe mënyrën se si funksionon procesi i integrimit, duke theksuar se progresi i Shqipërisë monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat në Bruksel. Sipas tij, raportimet teknike mbi reformat dhe masat e ndërmarra kalojnë në nivele të ndryshme vendimmarrjeje, deri te përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare që marrin vendimet me konsensus.

Ai nënvizoi se hapja e negociatave në një kohë relativisht të shkurtër është një arritje e pazakontë për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një tregues të mbështetjes ndërkombëtare ndaj vendit.

Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Kemi detyrat sipas kalendarit që na kanë vënë ata. Unë e kam shpjeguar edhe në fushatë. Tani është konkrete, është Brukseli, janë të gjithë zyrat dhe nënpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë si janë bërë punët, në kat të dytë janë 27 vende që ulen me konsensus për të marrë vendimin. Çdo vendim i BE merret me konsensus, sot të gjitha vendet në kat të dytë thonë e duam Shqipërinë. Prandaj i kemi hapur të gjitha negociatat në kaq pak kohë, asnjë vend nuk e ka bërë më parë. Jemi vetëm ne këtë betejë, sepse të tjerët që nuk votojnë PS janë kundër nesh. Ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE”, tha Rama.

Mesazhi politik për zgjedhjet

Në të njëjtën kohë, Rama e lidhi procesin e integrimit me situatën politike të brendshme, duke deklaruar se vetëm Partia Socialiste është e përkushtuar plotësisht në këtë rrugë.

Sipas tij, PS ka kapacitetin për të fituar në çdo qendër votimi, duke theksuar se rezultati varet nga puna dhe angazhimi në terren.

PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV që nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht”, tha Rama.

PS mund të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë qendër votimi që nuk fitohet, përveç rasteve kur nuk bëhet puna e duhur,” tha ai.

Një mundësi që nuk duhet humbur”

Në përfundim, kryeministri apeloi për shfrytëzimin maksimal të këtij momenti, duke e cilësuar si një mundësi historike për Shqipërinë.

Ai theksoi se kushtet janë krijuar që vendi ta shohë “derën e Europës të hapur”, ndërsa shtoi se përgjegjësia për ta kaluar këtë derë është më e madhe se çdo interes personal apo partiak.

Foto nga Google Images

Artikulli nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img