16.9 C
Sterling Heights
15/04/2026, 10:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama uron Peter Magyar pas fitores në zgjedhje dhe falënderon Orban për bashkëpunimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama uron Peter Magyar pas fitores në zgjedhje dhe falënderon Orban për...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar liderin hungarez Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Hungari, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri për vendin.

Në mesazhin e tij publik, Rama i ka përcjellë urime të ngrohta Magyar-it, duke shprehur besimin se qeveria e re do të sjellë një fazë të re zhvillimi dhe bashkëpunimi për Hungary. Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Urime të ngrohta Peter Magyar për fitoren vërtet mbresëlënëse. I uroj kryeministrit të ri të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe mezi pres të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, eshte shprehur Rama.

Në të njëjtin mesazh, kryeministri shqiptar ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e falënderuar për marrëdhëniet e mira gjatë viteve të fundit. Rama u shpreh se ka qenë kënaqësi të punojë me Orban dhe të shohë afrimin mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

“Ka qenë kënaqësi të punoja me kryeministrin Orban dhe të shihja Shqipërinë dhe Hungarinë të afrohen gjithnjë e më shumë. I uroj mikut tim Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkruan Rama.

Deklarata e tij vjen në një moment të rëndësishëm politik për Hungarinë, ku ndryshimet në drejtim pritet të ndikojnë edhe në marrëdhëniet rajonale dhe europiane.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img