29.3 C
Sterling Heights
03/07/2024, 20:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ramadani thotë se ligji për KPM-në eliminon “mediat e sheshit” që shkelin Kodin Etik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRamadani thotë se ligji për KPM-në eliminon "mediat e sheshit" që shkelin...

Deputeti nga partia në pushtet, Valon Ramadani, njëherësh anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, ka thënë se ligji për KPM-në eliminon “mediat e sheshit” që shkelin Kodin Etik.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Ramadani ka thënë se qëllimi ny7k është për t’i censuruar mediat, por që të respektohet kodi etik.

“Sot kushdo po ka mundësi me një kamerë dhe mikrofon të dalë në shesh dhe çdo kund dhe askush nuk e di se kush është. Sot po ballafaqohemi me këtë fenomen në të gjitha sheshet e Kosovës, ku një prej tyre për mua ishte skandaloze sepse edhe forma e pyetje u bë kështu: Ku do të jesh ti pas pesë vjetësh. Pyetja iu shtrua një personi që ishte diku rreth 80 vjet dhe përgjigja e tij ishte: pas pesë vjetësh unë jam në dhe.  Nuk po e bëjmë ligjin për t’i censuruar ata për atë se çfarë po bëjnë, vetëm duam që ajo që është media ta ketë vulën e garancisë, le të dihet lista që është e publikuar që dëshiron ta respektojë kodin etik, duke përfshirë edhe gjobën nëse ka bërë shkelje”, ka thënë ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img