REISUL ULEMA MORI PJESË NË MANIFESTIMIN E 29 VJETORIT TË THEMELIMIT TË UT
Sot më 15.12.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga u.d. myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemailit mori pjesë në Akademinë solemne me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.
Në një pjesmarrje masovike të personaliteteve akademike, politike, shkencore dhe më gjërë të pranishmit i përshëndeti Rektori i UT Prof. Dr. Jusuf Zendeli, i cili përveç tjerash informoi për rrjedhën e punës, arritjeve madhështore dhe aktiviteteve të shumta gjatë viteve të kaluara dhe në këtë vit.
Fjalë përshëndetëse pati Ministri për arsim dhe shkencë Z. Jeton Shaqiri dhe më pastaj Kryetari i Kuvendit të RMV Z. Talat Xhaferi.
UT është vatër e shenjtë dhe e dijes, që sjellë rrugëtimin e zhvillimit dhe përparimit të kombit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Zoti e bekoftë.


