-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 11:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rezervime të shumta nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, të gjithë në Korçë për festa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRezervime të shumta nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, të gjithë në...

Edhe këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit.

Operatorët turistikë bëjnë të ditur se rezervimet kanë qenë të shumta, madje edhe nga shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Bashkia e Korçës këtë vit ndryshe nga vitet e tjera i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dekorit të festave, jo vetëm në qendër të qytetit, në Pazarin e vjetër, bulevardet kryesore por edhe në lagjet periferike.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo, thotë se përgjatë gjithë muajit e deri më datën 31 dhjetor është planifikuar një kalendar me aktivitete të shumta.

SOTIRAQ FILO KRYETARI I BASHKISË SË KORÇËS:

“Do të kemi një kalendar shumë të ngjeshur me aktivitete, në teatër në disa nga hapësirat publike. Do të jetë një muaj gjatë të cilit Korça do të kthehet në kryeqytetin e festave të fundvitit për të mirëpritur edhe mijëra vizitorë që zgjedhin Korçën si destinacion të festimeve të këtyre festave”

Korça, Voskopoja, Dardha, Boboshtica kanë më shumë se 4200 vende akomodimi, të cilat sipas operatorëve turistike janë të rezervuara, një pjesë e tyre prej disa muajsh.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img