0.8 C
Sterling Heights
06/12/2025, 14:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rihanna mahnit në një nga paraqitjet e fundit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaRihanna mahnit në një nga paraqitjet e fundit

Rihanna u dha fansave një vështrim tjetër të asaj se si po duket në shtatzëni, ndërsa po shijonte një dalje intime familjare gjatë fundjavës.

Këngëtarja shtatzënë e “Work”, 35 vjeçare, u pa duke shijuar një darkë vonë në pikën e famshme Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, të shtunën mbrëma me të dashurin e saj prej shumë kohësh, ASAP Rocky.

Çifti, përveç tezes dhe nënës së Rihannas, kishin edhe të voglin e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Foto: Backgrid

Në një moment, ASAP u fotografua duke mbajtur djalin e tyre gati njëvjeçar në restorant

 

Sipas një dëshmitari okular, familja darkoi së bashku për rreth një orë përpara se reperi ta sillte foshnjën jashtë në makinë dhe ta vendoste në ndenjësen e makinës.

Foto: Backgrid

Ylli i famshëm njoftoi se po pret fëmijën e dytë gjatë një performance në “Super Bowl 2023”.

Lajmi për pritjen e ëmbël e bëri të ditur para një turme të madhe, ndonëse për këtë nuk ishin të njoftuar as familjarët e artistes.

Foto: Backgrid

Bukuroshja nga Barbados u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img