Ngjarjet në Big Brother nuk kanë të sosur. Mbrëmjen e të shtunës gjatë prime-it, konkurentes Nita i është dhënë një avantazh për të nxjerrë disa banorë në nominim. Asaj i duhej të zgjidhte mes disa banorëve dhe zgjedhja e saj ishte që banorët e rifutur në garë të ishin ata që do të ishin në nominim.
Kjo gjë duket se ka revoltuar Ronaldon konkurent i cili është në nominim. Gjatë një darke të bërë me banorët ai nuk ka nguruar ta sulmojë Nitën dhe shumë banorë të tjerë.
Ai i shprehu Luizit se ndjente inat që njerëz si Nita e Dea e kanë nxjerrë atë në nominim ku sipas tij ato të dyja janë persona që qëndrojnë kot në shtëpi dhe nuk janë lojtare të forta.
Ronaldo për Nitën është shprehur se zgjedhja e saj për këtë nominim , pra vetëm me banorët e rinj,ishte në mënyrë që të ketë më shumë shanse të qëndrojë më gjatë në shtëpi.
Ndërsa për konkurentin tjetër në nominim, Bledin, Ronaldo u shpreh me:
“Ajo futi burrin e saj në nominim”, duke nënkuptuar kështu Bledin si burrin e saj.


