Rëniet e substanciale të vaksinimit dhe implikimet
Organizata Michigan Medicine raportoi se nga viti 2017 deri në 2023, normat e plotësimit të vaksinimeve te fëmijët dhe adoleshentët ranë ndjeshëm. Për fëmijët e vegjël, përfundimi i serisë rekomanduar të vaksinave – të tilla si për tetanoz, polio, dhe fruthi u ul nga rreth 76% në 67%. Tek të rinjtë, nivelat ranë nga 81% në 75%. Kjo ulje e përqëndruar veçanërisht në zonat me të ardhura të ulëta dhe pa sigurime shëndetësore, krijon rrezik serioz për shpërthime të sëmundjeve të parandalueshme me vaksina.
Paralajmërime nga udhëheqësit shëndetësorë
Kryetarja e Ekzekutivit Mjekësor për Shtetin e Michiganit, Dr. Natasha Bagdasarian, thekson se ne shkollat e nivelit të ulet mosvaksinimi ndihmon shpërthimet e semundjeve, të cilat mund të ndërpresin mësimin dhe të rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të pambrojtur. Sipas DHHS, në vitin shkollor 2024–2025, rreth 6.2% e nxënësve – përfshirë ata në klasën e parë deri ne të shtatë, apo që ndryshuan rajonin – morën përjashtim nga një ose më shumë vaksina, për shkak filozofik ose fetar, niveli më i lartë që nga viti 2013. Në vendet ku përjashtimet janë në rritje, rreziku i përhapjes së sëmundjeve si fruthi dhe semundje te tjera ngjitese mbetet i lartë.
Theks mbi rastet e sëmundjeve dhe thirrje për veprim
Michigan po përballet me shpërthime masive të sëmundjeve si fruthi dhe kolla e mire (whooping cough). Në vitin 2025, janë raportuar 27 raste fruthi dhe 855 raste kolle te mire, përfshirë 152 fëmijë nën dy vjeç. Në të njëjtën kohë, në Shtetet e Bashkuara, ka një nga epidemitë më të rënda të fruthit në më shumë se 30 vjet, me mbi 1,288 raste dhe tre vdekje të shkaktuara deri tani në vitin 2025. Në Michigan, në qarkun Osceola u konfirmua rasti i parë i kësaj sëmundjeje për vitin, ndërsa zyrtarët shëndetësorë apelojnë që prindërit të verifikojnë kartelat e imunitetit dhe të vaksinojne femijet dhe veten sipas rekomandimeve.
Në përfundim, kthimi në shkollë sjell nevoja akute për të përmirësuar dhe përmbushur nevojat e vaksinimit. Prindërit kanë një rol kyç në mbrojtjen e fëmijëve të tyre dhe komunitetit, ndërsa autoritetet janë në alarm për të mbrojtur shkollat nga përhapja e sëmundjeve të parandalueshme.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


