I pyetur nga gazetarët të merkurën ne lidhje me rrjedhjen e informacionit, Presidenti Trump tha se nuk ishte i shqetesuar.
“Nuk jam i shqetesuar. Nuk kishte asnjë dëm, sepse sulmi ishte jashtëzakonisht i suksesshem. Unë mendoj se Signal mund të jetë me defekt, për të qenë i sinqertë me ju. Ne perdorim Signal dhe të gjithë përdorin Signal, por mund të jetë një platformë me defekt dhe ne do të duhet ta zbulojme atë. Kjo eshte thjesht nje gjueti shtrigash. ” tha ai.
Një rrjedhje e informacionit të klasifikuar ka ndodhi kur u zbulua se, plane të ndjeshme ushtarake për sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen u ndanë aksidentalisht në një grup bisede në aplikacionin Signal, ku një gazetar i njohur ishte përfshirë pa dashje.
Sipas raportimeve, zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, diskutuan detaje operacionale të sulmeve, duke përfshirë kohën e nisjes së avionëve dhe kushtet e motit.
Kryeredaktori i revistës “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, i cili u ftua aksidentalisht në këtë grup, publikoi detaje të bisedave.
Foto nga Google Images


