-13.5 C
Sterling Heights
24/01/2026, 17:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Sako ekzekutive e dëshirave të Ramës”, Oerd Bylykbashi: Fitorja e Igli Carës do të sinjalizojë rënin e “Rilindjes”!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Sako ekzekutive e dëshirave të Ramës”, Oerd Bylykbashi: Fitorja e Igli Carës...

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një intervistë për Panorama TV tha se PS po përpiqet të pengojë votimin e qytetarëve durrsakë në zgjedhjet e 14 majit, pasi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Igli Cara siguron fitore në këtë bashki.Bylykbashi tha se qeveria e Edi Ramës ka miratuar një vendim për prishjen e banesave në zonën e ish kënetës për të vazhduar projektin portit të Durrësit, dhe theksoi se kryebashkiakia Emiriana Sako është thjesht një ekzekutive e urdhrave të kryeministrit.

Sakaq deputeti theksoi se kandidati Cara ofron ndryshim për qytetarët pasi është një politikan që e njeh shuë mirë qytetin dhe se fitorja e tij do të sinjalizojë rënien e Ramës nga qeveria.

 

Pjesë nga intervista:

 

“Ne do ta mbrojmë votën, PS po përpiqet që durrsakët mos të votojnë. Durrësi do të jetë një goditje për Ramën. Zgjedhësve u garantoj se ajo do jetë e fshehtë, mjaftojnë që ta fusin votën për Igli Carën dhe do të numërohet ashtu siç është. Ai është politikani që njeh qytetin rrugë më rrugë, Durrësi ka nevojë të integrohet pasi zona rurale është braktisur. Të votojnë Igli Carën dhe Durrësi nis një garë të re, ne luftojmë të marrim sa më shumë bashki. Durrësi do japë sinjal shumë të jashtëzakonshme”.

 

Ku i bazoni këto pritshmëri?

 

Sondazhet reflektojnë dhe manipulime që bëhen nga qeveria, nuk arrijnë të kapin njerëzit që nuk duan të flasin. Ka shumë socialistë që thonë këta e kanë trashur zullumin, dhe atyre po i ikin fëmijët dhe po vuajnë njësoj. Nevoja për transformim, përtej politikës nuk ia kanë nevojën kryeministrit që thotë nuk do bashkëpunoj me opozitarët. Durrësi ka potencial për të prodhuar para, të kenë ambient të pastër, transport. Durrësi është kthyer në një këpucë, është shtëpi e madhe për ata që kanë vendosur të jetojnë aty, duhet të jetë integrues. Durrësi do sinjalizojë rënien e Ramës nga pushteti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img