
Presidenti i SAUATT Albania, zoti Bilbil Kasmi dhe Z.Sali Metani morën pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Kërkesat e dialogut social sipas Acquis communitaire të Bashkimit Evropian dhe negociatave të anëtarësimit në BE, më datë 10-11 Shtator 2026, organizuar nga Ministria Federale e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë e Austrisë, Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe Qeveria suedeze.

Në tryezën trepalëshe morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Diskutimet u përqëndruan në kapitullin e 19-Politikat sociale dhe Punësimi, dialogu social, partneriteti ndërmjet palëve dhe përfaqësimi i sindikatave në përputhje me standartet europiane.
Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit theksuan nevojën e forcimit të dialogut social në Shqipëri, funksionimin efektiv të Këshillit Kombëtar të Punës dhe përfshirjen reale të sindikatave në hartimin e politikave sociale, transparencën, në ndikimin e tyre në marrëdhëniet me punëmarrësit.


