-12 C
Sterling Heights
05/12/2025, 2:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sauditët i janë bashkuar garës për të blerë Manchester Unitedin, do të ofrojnë 6 miliardë dollarë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSauditët i janë bashkuar garës për të blerë Manchester Unitedin, do të...

Afati i fundit për ofertat për të blerë Manchester United po afrohet gjithnjë e më shumë dhe investitorët nga Arabia Saudite i janë bashkuar garës.

Familja Glazer është hapur për shitjen e gjigantit anglez, me të gjitha ofertat zyrtare që duhet të jenë në tryezë përpara mbylljes së bursës sot në Nju Jork.

Thuhet se një sërë të interesuarish kanë paraqitur tashmë propozimet e tyre dhe mediat raportojnë se emra si Sir Jim Ratcliffe dhe Elon Musk janë të interesuar për të eksploruar mundësinë e një blerjeje të Man Utd.

Investitorët sauditë u përpoqën të blinin Manchester United edhe më parë, por Glazers ishin të interesuar të shisnin vetëm 20 për qind të aksioneve. Tani ata janë gati të largohen plotësisht dhe është sugjeruar se një paketë me vlerë 6 miliardë dollarë do të mjaftonte për t’i shtyrë ata të shesin.

Megjithatë, ka shumë interesa rivale, me Autoritetin e Investimeve të Katarit (QIA) që tregon se do të bëjë një ofertë për sa kohë që UEFA nuk kundërshton Qatar Sports Investments (QSI), një degë e QIA, e cila tashmë kontrollon Paris Saint Germainin./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img