Seanca e dytë gjyqësore radhazi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, përfundoi sërish pa një vendim përfundimtar nëse ai do të vijojë apo jo të qëndrojë në qeli. Edhe këtë të mërkurë, gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, vendosi shtyrjen e seancës. Seanca e radhës do të zhvillohet nesër (e enjte), duke nisur nga ora 10:00.
Gjatë seancës së sotme, avokatët e Veliajt dhe prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, paraqitën argumentet e tyre përkatëse. Prokurorët paraqitën prova të reja që përfshijnë biseda të përgjuara dhe dokumente financiare, të cilat sipas tyre, vërtetojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Veliajt.,
Avokatët e Veliajt kundërshtuan këto prova, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Ata kërkuan që Veliaj të lirohet nga burgu, duke argumentuar se nuk ka rrezik për prishjen e provave dhe se ai ka qenë bashkëpunues me drejtësinë gjatë gjithë procesit hetimor.
Ky zhvillim ka ngjallur interes të madh në opinionin publik dhe mediat, duke pritur me padurim vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për lirimin ose jo të Erion Veliajt.
Foto nga Google Images


