Duke u rritur, shpesh priremi të kalojmë kohë në dysheme – duke bërë detyrat e shtëpisë, duke luajtur lojëra, duke biseduar me miqtë dhe madje duke ngrënë vakte ushqimore.
Megjithatë, me kalimin e moshës, shumica prej nesh gradualisht e humbin atë ndjenjën fëmijërore, veçanërisht kur nyjat tona bëhen më të forta. Por, sipas ekspertit të jetëgjatësisë dhe themeluesit të Zonës Blu, Dan Buettner, njerëzit që jetojnë në komunitete që kultivojnë një kulturë të vakteve të përbashkëta në dysheme, shpesh jetojnë mbi 100 vjeç. Kjo nuk është rastësi, pohon ai.Buettner thekson se rrëzimet janë një shkak i zakonshëm i vdekjes në popullatën e moshuar dhe statistikat tregojnë se ekziston një rrezik i konsiderueshëm për të rënë nëse jeni mbi 65 vjeç. Është e rëndësishme të theksohet se shanset për t’u rrëzuar përsëri dyfishohen pas rënies së parë. Përveç kësaj, lëndimet e ijëve në moshën mbi 65 vjeçare rritin rrezikun e vdekshmërisë, jo domosdoshmërisht nga rrëzimet, por nga sëmundjet e lidhura me to – shkruan MBG Health.
Ka ushtrime të ndryshme, si trajnimi me rezistencë dhe kërcimi me litar, që mund t’i praktikoni për t’i forcuar muskujt tuaj. Ekzistojnë gjithashtu suplemente shëndetësore të nyjave që mund ta mbështesin lëvizshmërinë. Megjithatë, shprehitë e përditshme janë çelësi për arritjen e jetëgjatësisë, beson Buettner. Të ulesh në dysheme ka përparësi të shumta, sepse gjatë aktiviteteve të përditshme ngrihemi e zbresim nga dyshemeja rreth 30 herë në ditë, gjë që stërvit ekuilibrin dhe forcën e pjesës së poshtme të trupit.


