0.6 C
Sterling Heights
26/12/2025, 20:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Serbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë” – Hovenieri pajtohet me BE-në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSerbia shkeli Marrëveshjen për lëvizjen e lirë” – Hovenieri pajtohet me BE-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për, siç ka thënë ai, një sërë çështjesh. Megjithatë, ka thënë se në veçanti kanë diskutuar për mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq, nga Serbia.
Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e Jankoviqit në kufi të mërkurën, teksa është shprehur se shpreson në lirim sa më të shpejtë.

“Jankoviq është i njohur mirë nga Ambasada amerikane dhe të tjerë. Jemi të shqetësuar sepse është dikush që e njohim për shumë vjet, për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se Jankoviqi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ofrimin e sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img