Uashington, 14 janar 2026 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht përpunimin e vizave imigruese për qytetarët e 75 vendeve, duke nisur nga 21 janari 2026. Vendimi është marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe është pjesë e një politike më të gjerë shtrënguese për imigracionin ligjor.
Shqiperia dhe Kodova përfshihen gjithashtu në këtë vendim të ri të autoriteteve amerikane, i cili parashikon pezullimin ose kufizimin e përkohshëm të disa kategorive të vizave të emigracionit për dhjetëra shtete. Ky zhvillim prek drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë që kanë nisur ose planifikojnë të nisin procesin e emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara, duke krijuar pasiguri dhe vonesa në bashkimin familjar dhe planet afatgjata. Ndërkohë, autoritetet amerikane theksojnë se masat janë pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikave të emigracionit dhe sigurisë, ndërsa pritet më shumë qartësi për kohëzgjatjen dhe ndikimin konkret të këtij vendimi për Shqipërinë, Kosoven dhe vendet e tjera të përfshira.
Sipas autoriteteve amerikane, masa lidhet me zbatimin e rregullave të ashtuquajtura të “public charge”, që synojnë të ndalojnë hyrjen e personave që konsiderohen se mund të varen nga ndihma sociale ose përfitimet publike në SHBA. Administrata amerikane thekson se bëhet fjalë për një rishikim të procedurave të verifikimit dhe vlerësimit financiar të aplikantëve për emigrim të përhershëm.
Pezullimi prek vetëm vizat imigruese (green card), që u japin të drejtën e qëndrimit të përhershëm në SHBA. Vizat jo-imigruese, si ato turistike, studentore apo për biznes, nuk përfshihen automatikisht në këtë vendim, megjithëse mund të ketë vonesa ose kontrolle shtesë në disa konsullata.
Vendimi pritet të ketë ndikim të madh te mijëra familje që kanë aplikime në proces, si dhe të shkaktojë debat politik dhe diplomatik, veçanërisht me vendet e prekura nga kjo masë.
Lista e vendeve të prekura (75 shtete)
1. Afganistan
2. Albania
3. Algjeri
4. Antigua dhe Barbuda
5. Armeni
6. Azerbajxhan
7. Bahamas
8. Bangladesh
9. Barbados
10. Bjellorusi
11. Belize
12. Bhutan
13. Bosnje dhe Hercegovinë
14. Brazil
15. Myanmar (Burma)
16. Kamboxhia
17. Kamerun
18. Kepi i Gjelbër
19. Kolumbi
20. Bregu i Fildishtë
21. Kubë
22. Republika Demokratike e Kongos
23. Dominikë
24. Egjipt
25. Eritre
26. Etiopi
27. Fixhi
28. Gambia
29. Gjeorgji
30. Ganë
31. Grenadë
32. Guatemalë
33. Guine
34. Haiti
35. Iran
36. Irak
37. Xhamajkë
38. Jordani
39. Kazakistan
40. Kosovë
41. Kuvajt
42. Kirgistan
43. Laos
44. Liban
45. Liberi
46. Libi
47. Maqedonia e Veriut
48. Moldavi
49. Mongoli
50. Mali i Zi
51. Marok
52. Nepal
53. Nikaragua
54. Nigeri
55. Pakistan
56. Republika e Kongos
57. Rusi
58. Ruandë
59. Shën Kits dhe Nevis
60. Shën Luçia
61. Shën Vincent dhe Grenadinet
62. Senegal
63. Sierra Leone
64. Somali
65. Sudani i Jugut
66. Sudan
67. Siri
68. Tanzani
69. Tajlandë
70. Togo
71. Tunizi
72. Ugandë
73. Uruguai
74. Uzbekistan
75. Jemen
Foto nga Wikipedia
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


