-1.9 C
Sterling Heights
06/12/2025, 8:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shefi i EULEX-it dhe shefja e operacioneve të NATO-s flasin për sigurinë në Kosovë, në prag të zgjedhjeve në veri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaShefi i EULEX-it dhe shefja e operacioneve të NATO-s flasin për sigurinë...

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovës

Kështu ka bërë të ditur Wigemark përmes një postimi në Twitter, ku ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”, ka shkruar shefi i EULEX-it.

Ai gjithashtu kanë thënë se diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img