-12 C
Sterling Heights
05/12/2025, 4:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shënohet Dita e Presidentit, Osmani: Kosova dhe SHBA-të kanë lidhje të forta e të pathyeshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaShënohet Dita e Presidentit, Osmani: Kosova dhe SHBA-të kanë lidhje të forta...

Sot në Prishtinë është shënuar Dita e Presidentit. Presidentja Vjosa Osmani tha se kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë së bashku me ambasadorin Jeff Hovenier.

“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidentja.

Osmani ka shkruar se presdienti Clinton ishte zëri i popullit të Kosovës në ditë të vështira.

“Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img