-9.1 C
Sterling Heights
14/01/2026, 22:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shitet çanta mikroskopike për më shumë se 63,000 dollarë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteShitet çanta mikroskopike për më shumë se 63,000 dollarë

Një çantë dore mikroskopike  është shitur në ankand për 63.750 dollarë amerikanë. Për të parë dizajnin e çantës duhet një mikroskop, pasi kjo çantë është me dimensione 657, 222 dhe 700 mikrometra.

 

Duke e quajtur krijimin e tyre të vogël “Çantë dore mikroskopike”, grupi MSCHF pretendon se çanta është mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripe deti.

 

Shitja u organizua nga Joopiter, një shtëpi ankandi online e themeluar nga muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams.

Ekipi i kreatorëve vendosi që trendin e çantave të vogla ta çojë në ekstrem.

“Ka çanta të mëdha, çanta normale dhe çanta të vogla, por kjo është fjala e fundit në miniaturizimin e çantave”, tha MSCHF.

Çanta ka logon e Louis Vuitton, por në fakt artikulli nuk ka asnjë lidhje me këtë markë. Çanta është bërë duke u  përdorur teknologjia e printimit 3D që përdoret shpesh për të bërë modele dhe struktura të vogla mekanike.

 

Foto nga TechEBlog, Google,

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img