Një rubin 55,22 karatësh është shitur në akand me shumën rekord prej 34.8 milionë euro.
Guri doli në Nju Jork në qershor dhe firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat e kompanisë në Mozambik.
Përpara shitjes, Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg. U emërua Estrela de Fura , ose “Ylli i Furës”.
Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet, ato me ngjyra, në veçanti ,rubinët konsiderohen gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë. Rekordi i mëparshëm i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25,59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30,3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në 2015. /CNN
Foto nga CNN, Google.


