Studimet e fundit thonë se toka ka tre herë më shumë gjasa të goditet nga një asteroid sesa mund të jetë besuar më parë. Studim ky i cili është kryer nga shkencëtari James Garvin.
Ekipi i Garvinit ka arritur në përfundimin se kometat ose asteroidët me madhësi një kilometër ose më shumë godasin vetëm një herë në 700,000 vjet. Garvin pranoi se gjetjet fillestare dhe gjurmët e gjetura nga e shkuara ishin keqkuptuar.
Ai gjatë prezantimit të tij në Konferencën e fundit të Shkencës Hënore dhe Planetare u shpreh se përplasjet “do të ishin në rangun e gjërave më të këqija”.
Garvin dhe ekipi i tij, përdorën një katalog të ri të imazheve satelitore për të parë më nga afër mbetjet e disa prej kratereve më të mëdha të përplasjeve të disa trupave qiellorë të formuara gjatë miliona viteve të fundit. Kjo si një përpjekje për të vlerësuar më mirë madhësinë e tyre të vërtetë.
Bazuar në analizën e ekipit, një numër i këtyre kratereve shfaqin unaza më të zbehta përtej asaj që zakonisht konsiderohen zakonisht si rrathët e tyre të jashtëm, duke i bërë ato kështu më të mëdha se sa supozohej më parë.
Po ashtu janë rillogaritur diametrat e kratereve të tjerë të mëdhenj, që rezultojnë tashmë 2 ose 3 herë më të mëdhenj. Pasojat e këtij zbulimi janë shumë të rëndësishme, pasi sugjerojnë se objektet me përmasa disa kilometra e godasin Tokën çdo 10 mijë vjet.
Ndërsa disa studiues të tjerë janë skeptikë në lidhje me gjetjet e ekipit të Garvin, pasi është një mendim goxha i frikshëm që përplasja e ardhshme e asteroidit mund të shkatërrojë jetën në Tokë.
Foto marë nga The Sun, Getty Images .


