28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shkencëtarja shqiptare Eneda Toska nderohet në SHBA me çmimin prestigjioz për kërkime mbi kancerin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiShkencëtarja shqiptare Eneda Toska nderohet në SHBA me çmimin prestigjioz për kërkime...

Baltimore, SHBA – Maj 2025 — Një tjetër emër shqiptar po shkëlqen në fushën ndërkombëtare të shkencës. Shkencëtarja nga Vlora, Eneda Toska, e cila punon si asistente profesoreshë e onkologjisë në Universitetin e njohur amerikan Johns Hopkins, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “AACR Cancer Research Early Career Award” nga Shoqata Amerikane për Kërkime mbi Kancerin (AACR).

Ky çmim i rëndësishëm u jepet studiuesve të rinj që kanë dhënë kontribut të veçantë dhe premtues në avancimin e kërkimeve në fushën e luftës kundër kancerit. AACR, një prej organizatave më të rëndësishme në botë në këtë fushë, e ka vlerësuar Toskën për punën e saj të përkushtuar në studimin e kancerit të gjirit dhe epigjenetikës, fusha këto me rëndësi kritike për zbulimin e metodave të reja trajtimi dhe përmirësimin e mbijetesës së pacientëve.

Toska është pjesë e një prej institucioneve kërkimore më të avancuara në botë, ku angazhohet si hulumtuese dhe pedagoge, duke kontribuar në mënyrë aktive në edukimin e brezit të ri të mjekëve dhe shkencëtarëve. Puna e saj fokusohet në kuptimin e mekanizmave molekularë që ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin e kancerit të gjirit, me synimin për të identifikuar terapitë më efektive dhe të personalizuara për pacientët.

“Ky çmim është një nder i madh për mua, por mbi të gjitha është një përgjegjësi për të vazhduar me përkushtim kërkimet që mund të shpëtojnë jetë,” u shpreh Toska gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Vlerësimi i saj përfaqëson jo vetëm suksesin personal, por edhe shembullin frymëzues të kapacitetit të shkencëtarëve shqiptarë që kontribuojnë në nivelet më të larta të shkencës ndërkombëtare. Për komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë, kjo arritje është një burim krenarie dhe motivimi.

Foto nga Google Image

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img