-4.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 13:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shkodra Elektronike në Bazel – një paraqitje e fuqishme me simbolikë kombëtare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureShkodra Elektronike në Bazel – një paraqitje e fuqishme me simbolikë kombëtare

Grupi Shkodra Elektronike, i përbërë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, ka zhvilluar provat e para në skenën e Eurovision Song Contest 2025 në Bazel, duke dhënë sinjalet e një performancë të fuqishme dhe artistikisht të ngarkuar me simbolikë kombëtare.

Në këtë paraqitje, dy artistët shqiptarë kanë sjellë një bashkim unik mes muzikës elektronike dhe elementeve tradicionale shqiptare. Kostumet e tyre skenike, të krijuara nga stilistja Irina Dema në bashkëpunim me markën Tamel Clothes, përfaqësojnë një ndërthurje mes veshjeve tradicionale shkodrane dhe materialeve moderne me shkëlqim metalik. Ky dizajn është menduar për të reflektuar energjinë, historinë dhe vizionin e muzikës elektronike që përfaqëson grupi.

Performanca e Shkodra Elektronike është realizuar me ndihmën e Ombra World Studio në Londër, me drejtim artistik nga Lorenzo De Pasqualis, ndërsa dizajnet vizuale janë krijuar nga Emanuele Kabu. Ndriçimi, i kuruar nga Giorgio de Cassan, ka sjellë një atmosferë magjepsëse, duke e bërë skenën të ndriçojë në harmoni me ritmet e muzikës.

Kënga e tyre “Zjerm” ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të atij ndërkombëtar, duke u renditur në klasifikimet më të larta në sondazhet e organizuara nga fansat e Eurovisionit. Shqipëria do të garojë e 12-ta në radhë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj.

Paraqitja e Shkodra Elektronike në Bazel është një dëshmi e fuqisë së muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare. Me një performancë që bashkon traditën dhe inovacionin, ky grup po sjell një frymë të re në muzikën moderne, duke e prezantuar Shqipërinë me një identitet artistik të veçantë.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img