Nëse vuani nga hipertensioni ju duhet të filloni një dietë që ka nivel të ulët të sheqerit dhe që kufizon marrjen e mishit të kuq, ushqimeve të përpunuara, yndyrave të ngopura dhe alkoolit.
Rreth 45% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë presion të lartë të gjakut, sipas burimeve.
Ushqimi me sheqer mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut.
Një studim i vitit 2014 sugjeron se ushqimet me sheqer mund të rrisin presionin e gjakut edhe më shumë se kripa.
Mishi i kuq mund të rrisë presionin e gjakut të një personi. Procesi i metabolizmit të mishit të kuq në trup mund të çlirojë komponime që rrisin edhe më shumë presionin e gjakut.
Një person që kërkon të ulë presionin e gjakut ose të zvogëlojë rrezikun e presionit të lartë të tij duhet të kufizojë marrjen e yndyrave të ngopura.
Shembuj të ushqimeve që përmbajnë yndyrna të ngopura përfshijnë:
ëmbëlsirat, të tilla si çokollata, karamele, pudinga, biskota dhe pasta.
Mish i përpunuar, duke përfshirë salcice, burgers, proshutë dhe qebap.
Ushqimet e paketuara që mund të duken të shëndetshme, të tilla si ushqimet me bazë perimesh dhe mishi.
Do të këshillohet që të shmangni sa më shumë këto ushqime ose të kontrolloni etiketat ushqyese dhe të zgjidhni vetëm ato produkte që kanë një përmbajtje relativisht të ulët të natriumit.
Foto marë nga Daily Express, Google.


