-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 0:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria inflacion ndjeshëm më të ulët se disa nga vendet e rajonit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaShqipëria inflacion ndjeshëm më të ulët se disa nga vendet e rajonit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën të ditur se Shqipëria ka vijuar të ketë norma inflacioni të përmbajtura dhe në ngadalësim.

“Shqipëria vijon të ketë një inflacion mesatar ndjeshëm më të ulët se disa nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministrja.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2023 është 4.5 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7.4 %.

Kosova shënoi nivelin më të ulët në rajon, vetëm 2.8 %, ndërsa Serbia renditet si vendi me inflacionin më të lartë, 13.7 %.

Komponenti kryesor i rritjes dhe ndikimit të inflacionit total gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ishte ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili ka edhe peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, ky inflacion ka vijuar të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img