-5.8 C
Sterling Heights
30/12/2025, 3:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria luan “finalen” sonte me Çekinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetShqipëria luan “finalen” sonte me Çekinë

Shqipëria do të luajë sot ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania”, me takimin që është programuar të nisë në orën 20:45.

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot si nikoqire kundër Republikës Çeke, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

Shqipëria ka një seri të fitoreve dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.

Një fitore ndaj Çekisë thuajse do ta zyrtarizonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, kështu që imperativi i vetëm është rezultati pozitiv.

Ndryshe, tifozët këtë herë do të kenë një dhuratë të veçantë në ulëset e “Air Albania”-s.

Në çdo ulëse do të gjendet një plis, duke krijuar kështu një dekor më tërheqës në shkallët e stadiumit.

“DigitAlb”-i ka siguruar që në “Air Albania” të gjenden plot 22 mijë qeleshe, në mënyrë që koreografia e tifozerisë në përballjen e rëndësishme kundër Çekisë të jetë sa më e kuruar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img