-14 C
Sterling Heights
24/01/2026, 14:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria më dobët në rajon, BB thirrje qeverisë shqiptare të rrisë mbështetjen ndaj fermerëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaShqipëria më dobët në rajon, BB thirrje qeverisë shqiptare të rrisë mbështetjen...

Rritja historike e çmimeve të ushqimeve pas luftës në Ukrainë ka kthyer vëmendjen nga sektori i bujqësisë në të gjithë botën. Institucionet financiare ndërkombëtare po vënë në dukje faktin se sektori i bujqësisë dhe prodhimi i ushqimit do të jetë amortizator i fortë i zbutjes së inflacionit sidomos në Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik të këtyre ditëve për Ballkanin Perëndimor vuri në dukje se kriza e krijuar i përkeqësoi stimujt për fermerët, të cilët janë baza e sigurisë afatgjatë për prodhimin e ushqimit. Në një analizë krahasuese, e cila ilustrohet ne grafikun e mëposhtëm, BB referoi se, Shqipëria kishte mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3 për qind të PBB-së më e ulëta në Rajon.

 

Të gjitha qeveritë në Ballkan gjatë krizës së çmimeve vitin e fundit u përqendruan në uljen e inflacionit për të gjithë konsumatorët përmes kontrollit të çmimeve të ushqimeve. Mali i Zi aplikoi ulje të taksave, Maqedonia e Veriut, ulje të taksave dhe kufizim të eksportit, Serbia reduktim të tarifave të eksportit, ndërsa Shqipëria synon kontroll të çmimeve me borde qeveritare.

 

Bujqesia 1

Shumica e masave në Rajon synuan mbështetjen ndaj të varfërve, ndërkohë që qeveritë përkeqësuan stimujt afatgjatë për fermerët, duke ulur kështu potencialin e rritjes së bujqësisë dhe duke ndikuar në rritjen afatgjatë të çmimeve të ushqimeve.

 

 

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ofruan fonde shtesë të konsiderueshme për fermerët, mesatarisht 0.33 për qind të PBB-së.

 

Mbështetja për fermerët në Shqipëri dhe Mal të Zi ishte më e vogël. Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, fermerët nuk morën mbështetje shtesë, kryesisht për shkak se ata tashmë ishin mbështetur mirë përmes programeve të rregullta buxhetore.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img