11.6 C
Sterling Heights
16/10/2025, 23:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria me kampione bote në ski! Lara Colturi zë vendin e parë në Austri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaShqipëria me kampione bote në ski! Lara Colturi zë vendin e parë...

Këto ditë në Sant’Anton të Austrisë, po zhvillohet eventi për garën e Kupës së Botës në ski dhe një vajzë na ka bërë krenarë të gjithëve!

Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë garë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke e merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të Kampiones së Botës për të reja.

Dy ditë më parë, Lara Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bote për moshën deri në 18 vjeç. Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom, që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.

Fitorja e Laras është edhe një sukses i madh për sportin shqiptar, ku nuk është praktikuar ose është praktikuar shumë pak ky sport.

Lara Colturi ka lindur më 15 Nëntor të vitit 2006, vajza e ish-kampiones olimpike Daniela Ceccarelli dhe trajnerit të skive Alessandro Colturi.

Prindërit e saj u ndanë me Federatën Italiane të Skive për faktin se kjo e fundit nuk i lejoi ata të krijonin një ekip privat trajnimi dhe të planifikonin në mënyrë autonome programin e saj të garave në qarqet ndërkombëtare të garave FIS. Ndarja u zyrtarizua në maj të vitit 2022, kur vajza zgjodhi të ndërrojë kombësi dhe duke u mbështetur në federatën shqiptare më në fund mund të zgjidhte se ku do të garonte dhe të konkurronte përballë nivelit maksimal të skiatorëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, nëna e saj emërohet trajnere e kombëtares shqiptare të skive alpine/iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img