-14.1 C
Sterling Heights
24/01/2026, 21:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqiptarët kryesuan listën e të kthyerve nga BE-ja në 2022-n

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetShqiptarët kryesuan listën e të kthyerve nga BE-ja në 2022-n

Në vitin 2022, 141 060 shtetasve joanëtare të BE-së iu refuzua hyrja në territorin e BE-së, ndërsa 1.08 milionë u zbulua se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e BE-së.Numri i shtetasve joanëtarë të BE-së, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i BE-së, ishte 422 400.Pas urdhrit për t’u larguar, 96 795 shtetas jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër (përfshirë vendet e tjera të BE-së), dhe prej tyre, 77 530 u kthyen në vendet jashtë BE-së.Ky informacion vjen nga të dhënat mbi zbatimin e legjislacionit të emigracionit të publikuara nga Eurostat.

96 795 shtetas nga vendet jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër

Shqiptarët (9 950) kryesuan listën e shtetasve jashtë BE-së të kthyer në një vend tjetër, të ndjekur nga gjeorgjianët (8 040) dhe sirianët (5 590).

Në vitin 2022, rreth 96 795 shtetas jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të BE-së.

Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të kthyer (14 240), e ndjekur nga Gjermania (13 130) dhe Suedia (10 490).

Qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së, të cilëve iu refuzua hyrjaNë vitin 2022, rreth 141 060 shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, iu refuzua hyrja në BE. Shifra është 1% më e lartë, krahasuar me 139 000 në vitin e kaluar.

Qytetarët shqiptarë u renditën në vendin e dytë, për sa i përket numrit më të madh të refuzimeve të hyrjes në BE, me 15 630 refuzime,.

Në vendin e parë u renditën qytetarët ukrainas, me 28 890 refuzime. Ndërsa në vendin e tretë qytetarët rusë, me 10 860 refuzime.

Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes u raportua nga Polonia (23 330), e ndjekur nga Hungaria (15 780), Kroacia (11 800) dhe Irlanda (9 240).

 

Qytetarët e pranishëm në mënyrë të paligjshme nga vendet jo-anëtare të BE-së

 

Në vitin 2022, rreth 1.08 milionë qytetarë jo-BE u gjetën të jenë të pranishëm ilegalisht në BE, duke treguar një rritje prej 59% krahasuar me vitin 2021 (679 730).

 

Hungaria raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të gjetur të pranishëm ilegalisht në BE (222 520), e ndjekur nga Gjermania (198 310) dhe Italia (138 420).

 

Sirianët përbënin numrin më të madh të njerëzve të gjetur të pranishëm ilegalisht në BE (175 960). Shifrat e radhës më të larta u regjistruan për shtetasit e Afganistanit (119 520) dhe Marokut (60 215)

 

Qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së që u urdhëruan të largohen nga BE

 

Në vitin 2022, rreth 422 400 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshin nga territori i vendeve të BE-së, 23% më shumë krahasuar me një vit më parë (342 100).

 

Ndër vendet e BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj (135 650), e ndjekur nga Kroacia (40 525) dhe Greqia (33 500).

 

Numri më i madh i njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar u vu re mes algjerianëve (33 535), marokenëve (30 510) dhe pakistanezëve (25 280). / Eurostat/Monitor.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img